Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
27 %
6.7kmh
0 %
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
10 °
Pre
8 °
Sht
3 °
E martë, 18 Janar, 2022
spot_img

Sulmi i Bashës ndaj Metës përçan opozitën? PD dhe PS arrijnë mirëkuptimin në Komisionin Hetimor, Petrit Vasili del kundër: U bë pazar, e pamë të gjithë!

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Komisioni Hetimor për zgjedhjet e 25 Prillit arriti ditën e sotme marrëveshjen për miratimin e rregullores së brendshme, pas disa ditësh diskutime dhe braktisje të mbledhjeve.

Socialistët dhe demokratët vendosën që të miratojnë rregulloren e hartuar nga Edmond Spaho, teksa të dyja palët bënë lëshime nga kërkesat e tyre.

Gazment Bardhi: Ju kam sjell dy rregullore të nxjerra nga protokolli i Kuvendit, një e zotit Spaho, një e zotit Balla. Zgjidhni kë të doni edhe vijojmë punën.

Nasip Naço: Tërhiqni votimin e mëparshëm, pranoni që e kishit gabim edhe e miratojmë, të lëshojmë të dyja palët.

Enkelejd Alibeaj: Dakord, e tërheq unë.

Toni Gogu: Meqë bëtë gjest kalorësiak. zgjedhim rregulloren e Spahos.

Socialistët vendosën që të heqin dorë nga kushti për të thirrur dëshmitarët me votim, duke bërë që neni 17 të kalonte pa asnjë problem. Por ky mirëkuptium mes PD dhe Ps nuk i pëlqeu deputetit të LSI-së PEtrit Vasili, i cili u shpreh se palët e kthyen mblehdjen në një pazar, ku rrëzuan edhe parimin e votës.

Vasili: Meqë u bë pazar i gjësë u bë, e pamë te gjithë. A ka rënë votimi parim? Nëse ka rënë, po iki. Ore nuk jemi këtu ne për të akomoduar psikopata. Ne po themi që votim në parim dhe katër nene kanë pasur dakordësi, atëherë ecim më tutje. Është vazhdim, jo shqyrtim. Keni frikë nga kjo?

Alibeaj: Nuk ka lidhje me frikën, ka të bëjë me gjetjen e një gjuhe të përbashkët.

Nuk dihet nëse ky reagim i papritur i Vaislit ka lidhje me sulmin që kryedmeokrati Basha i bëri Presidentit Ilir Meta ditën e djeshme, për të cilin u shpreh se së bashku me Berishën dhe Ramën përbëjnë trekëndëshin e Bermudës.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img