Tirana
broken clouds
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
100 %
2.1kmh
75 %
Mër
16 °
Enj
17 °
Pre
17 °
Sht
16 °
Die
17 °
E mërkurë, 7 Dhjetor, 2022

Sulmi i Bashës ndaj Elisabeta Imerajt, 50 prokurorë kundër kreut të PD: KLP shtyn vendimin për të mbajtur qendrim publik ndaj saj

spot_img

Lajme të ngjashëm

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka shtyrë marrjen e vendimit për të mbajtur një qëndrim publik ndaj prokurores Elisabeta Imeraj. Kjo pasi 50 prokurorë dorëzuan në KLP një peticion, pas sulmeve, që kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i bëri Imerajt gjatë një emisioni televiziv.

“Ke një shembull të javës së kaluar, më flagrantin, ku përfaqësuesi ndërkombëtar për tetë orë me radhë i kërkoi Komisionit të Pavarur të Kualifikimit skualifikimin e kyeprokurores së Tiranës, një ikone të korrupsionit dhe të krimit dhe Komisioni nuk pati guximin dhe asnjë media nuk pati guximin ta mbulonte. Dhe kur unë e denoncova këtë fakt tek një studio e kolegut tuaj, kërcitën telefonatat dhe prapë asnjë media nuk e mbulonte”, deklaroi Basha në emionin “Real Story” në televizionin Neës 24 dhe shtoi se ky ishte një shqetësim edhe i partnerëve ndërkombëtarë.

Prokurorja Imeraj reagoi ndaj deklaratës së Bashës duke e konsideruar si një shantash për shkak të dosjeve që ai ka në prokurori.

“Deklarata e z.Basha është një sulm personal për shkak të dosjeve që ai ka patur në Prokurorinë e Tiranës dhe për këto akuza ai do të përballet në gjykatë”, u shpreh Imeraj nëpërmjet një mesazhi telefonik të lexuar nga drejtuesi i emisionit “Real Story”, Sokol Balla.

KLP njoftoi se me shtatë vota pro dhe katër kundër, u vendos shtyrja e vendimmarrjes për mbajtjen e një qëndrimi publik, për në mbledhjen plenare të radhës. 50 prokurorët, nëpërmjet një kërkesë, i kërkuan KLGj-së të mbajë një qëndrim dhe një deklaratë publike, ku të mbrojë të gjithë prokurorët dhe veçanërisht kryeprokuroren e Tiranës.

Kreu i KLP-së deklaroi se, sa kohë jemi në një fushatë zgjedhore dhe i akuzuari është kreu i opozitës, duhet kohë dhe kjo çështje do të shtyhet deri në përfundim të ditës së votimeve.

Më shumë




spot_img








spot_img