Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Sulmi ajror ndaj qendrave të emigrantëve, OKB kërkon mbylljen e tyre në Libi

Shkruar nga Newsbomb

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka bërë thirrje për mbylljen e të gjitha qendrave të ndalimit të refugjatëve në Libi.

Sipas OKB-së ndërtesat e këtyre qendrave dhe kampeve të emigrantëve nuk kanë kushtet e përshtatshme për mbajtjen e tyre.

Kjo thirrje e Kombeve të Bashkuara ka ardhur pasi vetëm dy javë më parë mbi 50 persona u vranë në qendrën e refugjatëve në Tripoli, nga sulmet ajrore.

Agjencia për refugjatë e OKB-së i ka quajtur ‘të tmerrshme’ qendrat ku po mbahen emigrantët.

Sipas Kombeve të Bashkuara, këto qendra duhet të shkatërrohen menjëherë dhe personat që janë mbajtur në to, duhet të lirohen nëpër komunitetet përreth.

OKB-ja ka qenë kritike ndaj politikave evropiane që favorizojnë kthimin e migrantëve të shpëtuar në det për në Libi. Rreth 120 migrantë ishin në qendrën e ndalimit, në momentin kur kjo e fundit u godit nga sulmet ajrore më 3 korrik.

Qeveria libiane, e mbështetur nga OKB-ja dhe që udhëhiqet nga kryeministri Fayez al-Sarraj, ka akuzuar Ushtrinë e vetëshpallur të Kombit Libian, për këto sulme.

Sondazh

Poll