
Kryebashkiaku Erion Veliaj, ka reaguar për lajmet e rreme të publikuara më herët ne medie, ku u tha se ai ishte nisur në Turqi për t’u kuruar.
Veliaj teksa flet nga zyra e thotë qartë se nuk ka dalë as nga shtëpia e jo më të shkojë në Turqi.
“Nuk kam shkuar as në Itali as në Turqi. E di që kundërshtarët përpiqen të kapen diku por unë nuk jam ai kryetar bashkie që ka vila në Holandë. Nëse isha duke vdekur dje në Truqi smund të isha sot këtu. I mëshiroj, i kam falur, apeli për këta kjo gjuhë e urrejtjes.
Kjo gjuha e urrejtjes e lajmeve të rreme, dikë e ke kundërshtar dhe duhet ta mundësh me punë dhe jo me lajme të rreme. Gjuha e mllefit dhe urrejtjes do duhet të venitet, sështë pjesë e kodeve tona dhe as pjesë e civilizimit perëndimor. Çdokush që ka sulmuar me gjuhën e urrejtjes ka humbur. Janë goditje nën brez. Nuk jam larguar asnjë ditë nga shtëpia, jo nga Shqipëria”, tha Veliaj për report tv.