Hapësire reklamuese

Rajoni

Sulmet në veri, automjete të blinduara lëvizin nga Kraleva drejt Rashkës (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Sulmet në veri, automjete të blinduara lëvizin nga Kraleva drejt

Situata në veri të Kosovës që prej ditës së djeshme vijon të jetë e tensionuar. Një ditë pas sulmeve të rënda në veri, kamionët ushtarakë kanë transportuar autoblinda në rrugën nga Kraleva në Rashkë. Kështu shkruan mediumi serb “Blici”. 

Theksojmë se në sulmet e djeshme nga grupet terroriste serbe në veri, mbeti i vrarë efektivi i  Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, si dhe u plagosën dy të tjerë.  Në lidhje  me këtë ngjarje janë arestuar pesë shtetas serbë, ndërsa mbetën të vrarë nga shkëmbimi i zjarrit tre agresorë serbë.

Për ngjarjet e rënda në veri të Kosovës dhe për vrasjen e policit Afrim Bunjaku pati reagime të shumta nga qeveria shqiptare, si dhe nga ndërkombëtarët.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese