Hapësire reklamuese

Bota

Sulmet në Sri Lanka/ Qeveria premton të përmirësojë sigurinë e shtetit: Mbulesa e fytyrës është kërcënim

Shkruar nga Newsbomb

Presidenti i Sri Lankës ka premtuar të rishqyrtojë sigurinë e shtetit pas shpërthimeve me bombë që ndodhën ditën e dielë ku mbetën të vrarë 359 persona dhe u  plagosën rreth 500.

Kryeministri i vendit Ranil Wickremesinghe tha se grupi i Shtetit Islamik (IS) mund të lidhet me shpërthimet.

IS ka pohuar sulmin, edhe pse nuk ka ofruar dëshmi direkte për përfshirjen e saj.

Sot numri i të vdekurve u rrit sërish duke shkuar në 359.

Ashu Marasinghe, një anëtar i parlamentit të Sri Lankës tha se  mbulesat e fytyrës janë një kërcënim për sigurinë kombëtare, sepse e bëjnë të vështirë identifikimin e njerëzve, duke shtuar se mbulimi i fytyrës nuk ishte tradicional në komunitetet myslimane të Sri Lankës

'Njerëzit kanë arsyet e tyre për veshjen e mbulesave të fytyrës, por ato janë të gjitha kërcënime për sigurinë kombëtare. Ne duhet të fillojmë diskutimin në parlament dhe ne mund të bëjmë një lëvizje për të ndaluar mbulesat e  fytyrës.

Mbulimet e fytyrës do të ndalohen në vende publike. Kjo është pika që duhet të diskutojmë në parlament', u shpreh Ashu Marasinghe.

 

Sondazh

Poll