Tirana
clear sky
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
93 %
1kmh
0 %
Hën
20 °
Mar
20 °
Mër
19 °
Enj
17 °
Pre
17 °
E hënë, 25 Tetor, 2021
spot_img

Sulmet në Afganistan, 12 policë të vrarë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Sulmet e talibanëve në dy provinca perëndimore të Afganistanit lanë të vrarë së paku 12 oficerë të policisë, thanë zyrtarët.

 

Në Farah, anëtari i këshillit provincial, Khair Mohammad Noorzai, tha se së paku shtatë policë afganë janë vrarë, pasi militantët sulmuan postbllokun e tyre mëngjesin e së hënës.

Në Badgis, ndërkaq, së paku pesë policë, përfshirë një koamndat, u vranë nga sulmet e talibanëve në disa pika kontrolli, tha anëtari i këshillit lokal, Abdullah Afzali, shkruan Rel, transmeton newsbomb.al.

Sipas zëdhënësit të guvernatorit të provincës Badgis, rreth 22 talibanë u vranë po ashtu gjatë betejës me armë zjarri me forcat afgane.

Talibanët nuk i komentuan ende sulmet.

Forcat afgane të sigurisë janë duke i luftuar talibanët dhe grupet tjera militante që nga tërheqja e shumicës së trupave luftarake të NATO-s në vitin 2014.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img