Tirana
clear sky
31.5 ° C
31.5 °
31.5 °
51 %
5.7kmh
0 %
Mar
30 °
Mër
37 °
Enj
38 °
Pre
38 °
Sht
35 °
E martë, 22 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Sulmet me raketa vazhdojnë, Izraeli shpall gjendjen e jashtëzakonshme

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Pas sulmeve me raketa mbrëmjen e djeshme Izraeli ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në qytetin qëndror të Lod.

Pas shpërthimit të protestave dhe dhunës, konflikti po vazhdon të intensifikohet mes forcave izraelit dhe militantëve palestinezë.

Sipas mediave të huaja shumë veturave u është vënë zjarri dhe  rreth 12 persona raportohet se janë plagosur pas përplasjeve në qytetin e Lodit.

Militantët palestinezë lëshuan qindra raketa në Izrael, ndërsa ky i fundit u kundërpërgjigj duke kryer sulme të mëdha ajrore në Gaza.

Si rezultat i këtyre sulmeve deri më tani bëhet me dije se kanë humbur jetën 40 persona dhe qindra të tjerë janë plagosur.

Ushtria izraelite ka deklaruar se gjatë ditëve të fundit janë hedhur mbi 1 mijë raketa nga Palestina dhe konfliktet janë përshkallëzuar shumë.

Palestineszët të vendosur kanë deklaruar se synojnë qytetin Tel Aviv, si një përgjigje për sulmin ajror kundër tyre që u krye nga Izraeli në Rripin e Gazës.

E teksa konflikti po vijon prej disa ditësh, numri i viktimave është në rritje dhe lagje të shumta janë shkatërruar nga sulmet ajrore me raketa. Këto sulme raportohen të jenë sulmet më të rënda të ndodhura prej vitesh.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img