Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
44 %
1.5kmh
0 %
Die
27 °
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
27 °
Enj
27 °
E diel, 13 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Sulmet me raketa, “Tik Tok” transmeton videot e konfliktit mes Izralit dhe Palestinës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Luftimet midis Izraelit dhe militantëve palestinezë përshkallëzohen në terren, “Tik Tok” është bërë një forum për transmetimin e tensioneve mes dy vendeve.

Dikur i njohur kryesisht për tendencat vallëzuese që u bënë virale në rrjet, aplikacioni për video është bërë gjithashtu një platformë kryesore për ndarjen e lajmeve.

Faqja në pronësi kineze ka një audiencë të gjerë, kryesisht me rreth 700 milion përdorues aktivë mujorë në të gjithë botën.

Pamjet e zjarrit me raketa mbi Izrael, shkatërrimi në Gaza dhe protestat palestineze janë bërë virale në këtë sit, i cili ka sjellë konfliktin e ashpër në ekranet e telefonave të njerëzve në të gjithë botën.

Por ka edhe shqetësime se ajo dhe faqet e tjera të mediave sociale po përhapin gënjeshtra ose ekstremizëm.

Zyrtarët palestinezë në Gaza thonë se të paktën shtatë anëtarë të dy familjeve u vranë në një sulm ajror që goditi një ndërtesë në një kamp refugjatësh përgjatë bregdetit të Gazës.

Një foshnjë pesë muajshe thuhet se është e mbijetuara e vetme, e gjetur e bllokuar në rrënoja pranë nënës së tij të vdekur.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img