Hapësire reklamuese

Politikë

Sulmet kibernetike/ Yuri Kim: Disa keqdashës u përpoqën që të minojnë besimin në demokraci, SHBA është këtu për të ndihmuar

Shkruar nga Newsbomb
Sulmet kibernetike/ Yuri Kim: Disa keqdashës u përpoqën që

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim ka deklaruar se SHBA është këtu për të ndihmuar Shqipërinë, duke shtuar se ndihet krenare gjithashtu që ndihmuan me masat për sigurinë kibernetike.

Ajo u shpreh se disa keqdashës u përpoqën që të minojnë besimin në demokraci.

Këto deklarata diplomatja amerikane i bëri gjatë eventit “Qytetet Inteligjente”, të organizuar nga Dhoma Amerikane.

“Ka disa njerëz të jashtëzakonshëm që kanë ardhur në këtë konferencë, profesioniste nga USA dhe jo vetem. Do të kisha dashur që ta kisha pasur kalendarin tim bosh sot dhe nesër që të merrja pjesë në këto diskutime. Ata do të flasin për rrisqet, rreziqet e kibernetikës, Ky diskutim nuk mund të kishte ardhur në një kohë më të volitshme se kjo. Drejtuesit vendorë kanë një rol më rëndësi në demokraci.

Ju e dini se çfarë prioritetesh ka për të pasur një jetë në të sigurt. Rishtas në Shqipëri, siç e kemi pasur muajt e fundit, mbrojtjen nga disa keqdashës që përpiqen që të minojnë besimin në demokraci, ku iu prishet qetësia qytetarëve. SHBA janë këtu për të ndihmuar. Kemi ndihmuar për masat kibernetike. Për shkak të varësisë së qytetarëve nga rrjetet sociale, kemi nevojë për partneritet. SHBA janë këtu për të ndihmuar, jemi vërtet këtu që të organizojmë këtë konferencë. Donim që të sillnim mendjet më të ndritura. Për shkak të varësisë së qytetarëve tek teknologjia të gjithë kemi nevojë që t’i mbajmë vendet tona të sigurta. Ne të gjithë e dimë që rreziqet janë atje jashtë”, tha ambasadorja Kim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu