Tirana
clear sky
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
78 %
0.5kmh
0 %
Sht
38 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
39 °
Mër
34 °
E shtunë, 31 Korrik, 2021

Sulmet kibernetike, Ukraina dhe Navalny, Putin flet pas takimit me Biden

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti rus Vladimir Putin në një konferencë për media nga Gjeneva, e ka quajtur “konstruktiv” takimin me presidentin e SHBA, Joe Biden.

Putin tha se gjatë takimit tre orësh pati shumë çështje për të cilat dy vendet nuk bien dakord, por e rëndësishme është, tha ai, që u dakortësuan për të diskutuar mbi to duke ndërtuar ura komunikimi.

Mesa duket, hapi i parë për këtë ka qenë dakortësia mes SHBA dhe Rusisë për rikthimin në detyrë të ambasadorëve të vendeve përkatëse.

Putin iu përgjigj pyetjeve të gazetarit të CNN edhe për kërcënimet ndaj Ukrainës si dhe shtypjen e opozitës ruse.

Pjesë nga fjala e Putin:

Nuk pati armiqësi, janë shumë gjëra për të cilat nuk biem dakord, por pamë mundësinë për të ndërtuar ura, një dialog konstruktiv. Sa i përket sulmeve kibernetike, kemi pranuar të komunikojmë për këtë temë. Numri më i madh i sulmeve kibernetike në botë ndodhin nga SHBA, më pas Kanada, Britania dhe Rusia nuk është fare në këtë listë. Kemi marrë 10 kërkesa nga SHBa për sa i përket sulmeve kibernetike, u kemi dhënë përgjigje të gjithave. Ne kemi dërguar 5 dhe këtë vit 35 kërkesa të tilla dhe s’kemi marrë asnjë përgjigje. Ndaj ka shumë gjëra për t’u bërë. Pranojmë se epoka e sigurisë kibernetike është shumë e rëndësishme.

Sa i përket Ukrainës, kemi vetëm një detyrim, për lehtësimin e zbatimit të marrëveshjes së Minskut. Kufiri mes Rusisë dhe Ukrainës, Donbas është i okupuar nga forcat ukrainase. Ata vendosën të mbyllin kufirin dhe zgjedhjet aty do të mbahen 3 muaj pas këtyre hapave. Kjo bie në kontradiktë me marrëveshjen e Minskut.

Sa i përket opozitës dhe personit që ju përmendët, ai ishte në dijeni që po shkelte ligjet e Rusisë. Ai u largua nga vendi për trajtim, policia nuk e dinte, por ai postoi videot online, ai shkeli ligjin dhe u shpall në kërkim. Çfarë ka për të folur për njerëz si ai (Navalny).

Më shumë

spot_img
spot_img