Tirana
light rain
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
67 %
5.1kmh
100 %
Pre
15 °
Sht
16 °
Die
14 °
Hën
12 °
Mar
10 °
E premte, 9 Dhjetor, 2022

Sulmet kibernetike, Stoltenberg telefonon Ramën: NATO do të vazhdojë t’i ofrojë mbështetje Shqipërisë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka zhvilluar një telefonatë me kryeministrin Edi Rama.

Lajmin e ka bërë me dije vetë Stoltenberg me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku bën me dije se ka folur me Rmën për sulmet kibernetike dhe thotë se NATO do të vazhdojë të ofrojë mbështetje dhe qëndron në solidaritet të plotë me Shqipërinë.

“Fola me kryeministrin Edi Rama për sulmet kibernetike kundër Aleatit tonë Shqipëri, të cilat shumë aleatë ia atribuojnë Iranit. NATO do të vazhdojë të ofrojë mbështetje dhe qëndron në solidaritet të plotë me Shqipërinë” shkruan ai.

Kujtojmë që Shqipëria kohët e fundit ka rënë dy herë pre e sulmeve kibernetike, ku së fundmi hakerat bllokuan sistemin TIMS. Sulmet kanë ardhur nga Irani, me të cilët Shqipëria shkëputi edhe marrëdhëniet diplomatike.

Më shumë




spot_img








spot_img