Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
78 %
1.5kmh
0 %
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
40 °
Die
39 °
E mërkurë, 28 Korrik, 2021

Sulmet e Ramës ndaj Lelit, kryebashkiaku: Le ta marrim si promovim pozitiv për Vlorën

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli ka folur për çështjet më “të nxehta” politike për Vlorën.

Teksa u pyet nga gazetari i ABC News për sulmet dhe zërat kundër tij, Leli e kaloi me sportivitet duke u shprehur se i ka marrë si një promovim pozitiv për qytetin e Vlorës.

Pyetje: Duke qenë se ka pasur një lloj hatërmbetje me ju, nuk e di çfarë ka ndodhur, por sa herë bëhet fjalë për Vlorën, dukesh si tabelë qitje?

Leli: Shiko. Le ta marrim si promovim pozitiv të Vlorës. Se në fund një lloj targetimi është. Duhet të shikojmë më tepër gjëra pozitive. Promovon më tepër qytetin. Ka pjesët e veta. Jemi këtu për të shijuar të bukurat e Vlorës.

Kujtojmë se kohët e fundit  ka patur një përplasje mes Edi Ramës dhe kryebashkiakut  të Vlorës Dritan Leli, e cila nisi me refuzimin e këtij të fundit për të kandiduar për zgjedhjet e 25 prillit nën siglën e PS, duke u pasuar më pas nga përplasjet për mbledhjen me anëtarët e Këshillit Bashkiak.

Më shumë

spot_img
spot_img