Hapësire reklamuese

Aktualitet

Sulme me bombë në Egjipt dhe Tunizi, raportohet për 10 të vdekur

Shkruar nga Newsbomb

Militantët e Shtetit Islamik morën sot përgjegjësinë për vrasjen e një gjykatësi, dy policëve dhe një civili gjatë një sulmi vetëvrasës në një hotel të Sinait verior, që njihet si bazë xhihadiste.

Autoritetet thanë se sulmi, i cili la 12 të plagosur, ndodhi në hotelin Swiss Inn të qytetit El-Arish, ku po qëndronin gjyqtarët që mbikëqyrnin zgjedhjet parlamentare të vendit.

Ushtria tha se trupat dhe policët që ruanin hotelin hapën zjarr mbi një automjet me lëndë shpërthyese kur ai po i afrohej ndërtesës dhe në këtë moment njerëzit në makinë e hodhën atë në erë.

Sipas autoriteteve, dy militantë hynë pa u diktuar në ndërtesë. Njëri prej tyre që kishte një jelek me eksploziv hyri në kuzhinën e hotelit ndërsa tjetri hapi zjarr brenda një dhome. Egjipti tha se tre personat që sulmuan u vranë.

Ndërkohë, një tjetër sulm me bombë ka ndodhur në kryeqytetin Tunis të Tunizisë pasditen e sotme në një autobus të Gardës së Republikës, njofton Ministria e Brendshme e këtij vendi.

Të paktën 6 të vdekur raportohen nga sulm, por numri i viktimave pritet të rritet në orët në vijim. Ndryshe nga sulmi në Egjipt, sulmi ndaj autobusit në Tunisi nuk ka ende asnjë autor.

Vendi i Afrikës Veriore ka qenë edhe më herët objektiv i sulmeve terroriste. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu