Dy gazetarë që punonin për një stacion televiziv libanez dhe një tjetër person janë vrarë sot në një sulm izraelit pranë kufirit me Izraelin.
Lajmin e ka bërë me dije media shtetërore libaneze dhe rrjeti Al Mayadeen, e cila njofton se aksidenti ndodhi pranë qytetit Tir Harfa, rreth një milje nga kufiri izraelit.
Sipas “Al Mayadeen” sulmi ka qenë i qëlimshëm ndaj ekuipazhin televiziv sepse rrjeti është pro-palestinez dhe në favor të aleancës ushtarake rajonale të Iranit.
Vetë kryeministri libanez Najib Mikati fajësoi Izraelin, duke thënë në një deklaratë se sulmi ishte një përpjekje izraelite për të heshtur mediat. Al Mayadeen tha se kanë ndërruar jetë Farah Omar, një korrespondent dhe Rabi al-Memari, një kameraman.