Tirana
broken clouds
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
83 %
1.5kmh
75 %
Sht
25 °
Die
26 °
Hën
27 °
Mar
27 °
Mër
28 °
E shtunë, 3 Qershor, 2023

Sulm terrorist në Irak, humbin jetën 13 policë

Lajme të ngjashëm

Agjencia AFP raporton se 13 policë irakianë u vranë nga një sulm i grupit terrorist Shteti Islamik në Irak. Ata sulmuan një pikë kontrolli të policisë, thanë burime të organeve të sigurisë dhe ato shëndetësore.

Sulmi ndodhi në rajonin e Al-Rashad rreth 65 kilometra në jug të qytetit të Kirkuk, tha një oficer i lartë i policisë irakiane për AFP.

“Trembëdhjetë u vranë dhe tre u plagosën”, tha ai. Numrin e viktimave e ka konfirmuar edhe një burim mjekësor në Kirkuk.

Në vitin 2014 militantët e IS-it morën nën kontroll një pjesë të Irakut. Ata u mposhtën përmes nga një fushatë kundër kryengritjes, e mbështetur nga një koalicion ushtarak i udhëhequr nga SHBA-ja.

Qeveria irakiane e shpalli të mposhtur grupin në fund të vitit 2017, por ata ende kanë disa celula aktive të cilat vazhdojnë të godasin forcat e sigurisë me sulme.

Ata shënjestrojnë rregullisht ushtrinë dhe policinë në Irakun verior, por ky sulm ishte një nga më vdekjeprurësit këtë vit.

Më 19 korrik një sulm i pretenduar nga IS vrau 30 persona në një treg në periferi të Bagdadit.

Trupat e koalicionit ndërkombëtar në Irak aktualisht numërojnë rreth 3.500 pjesëtarë, nga të cilët 2.500 janë trupa amerikane.

Uashingtoni po e zvogëlon praninë e tij ushtarake dhe ka thënë se nga viti i ardhshëm roli i trupave amerikane do të kufizohet në trajnimin dhe këshillimin e forcave irakiane.

Të dielën e kaluar, presidenti francez, Emmanuel Macron, vizitoi rajonin e Kurdistanit irakian dhe shprehu shqetësimin për një “ringjallje” të IS -it në Irak dhe Siri.

Ai tha gjithashtu se ushtarët francezë të vendosur në Irak si pjesë e koalicionit ndërkombëtar do të qëndrojnë “pavarësisht se çfarë zgjedhjesh bëjnë amerikanët”./REL/


Më shumë