Detaje shokuese kanë dalë pas hetimeve të ngjarjes që çoi në evakuuimin e Aeroportit të Londrës mbrëmjen e së premtes.
Autoritetet britanike kanë njoftuar se një person është arrestuar me akuzat e terrorizmit pasi ka tentuar të përhapë në terminalin e Aeroportit një substancë kimike helmuese, raporton Newsbomb.al.
Rreth 500 pasagjerë dhe punonjës u evakuuan të premten nga aeroporti pasi dhjetëra prej tyre shfaqën probleme me frymëmarrjen. Dy pasagjerë u dërguan në spital në gjendje më të rëndë.
Autori i sulmit është një 25-vjeçar, identiteti i të cilit nuk është bërë publik. Hetuesit besojnë se gazi që u përhap në aeroport është klorobenziliden malinontril, i njour ndryshe si gaz lotësjellës.