Hapësire reklamuese

Bota

Sulm me thikë në stacionin e autobusit, vdes 41 vjeçari

Shkruar nga Newsbomb

Një sulm me thikë është regjistruar në një stacion autobusi në Londër, ku si pasojë ka humbur jetën një 41-vjeçar, emri i të cilit nuk është bërë i ditur.

Bëhet me dije se viktima ka ndërruar jetë pak minuta pasi policia kishte mbërritur në vendin e ngjarjes.

Policia ka bërë me dije se autori i ngjarjes ende nuk është identifikuar, por po punohet për kapjen e tij.

Kjo ngjarje regjistron sulmin e dytë të kryer me thikë në Londër, në më pak se 24 orë, duke e çuar numrin e viktimave nga vrasjet në 31.

 

Sondazh

Poll