Hapësire reklamuese

Bota

Sulm me thikë në qendër të Parisit, raportohet për disa të plagosur

Shkruar nga Newsbomb
Sulm me thikë në qendër të Parisit, raportohet për disa

Të paktën tre persona kanë mbetur të plagosur mëngjesin e kësaj të shtune në stacionin hekurudhor Gare de Lyon të Parisit. Vendi konsiderohet si qendra kryesore e udhëtimit në kryeqytetin francez.

Autori i dyshuar i sulmit me thikë që ka plagosur tre kalimtarë është arrestuar nga Policia dhe po merret në pyetje, për shkaqet dhe motivet.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08.00 me orën lokale. Një nga personat e qëlluar me thikë ka plagë më të rënda, ndërsa dy të tjerë janë të plagosur lehtë. Dëshmitarët kanë treguar se i dyshuari nuk ka bërtitur diçka apo të thoshte ndonjë parullë fetare.

Ai i ka paraqitur Policisë franceze një patentë shoferi italiane, megjithatë hetimet janë duke vazhduar. Zona midis sallave një dhe tre është përkohësisht e bllokuar, ka thënë operatori hekurudhor SNCF në platformën X, duke lajmëruar pasagjerët për shkak të sulmit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese