Mediat austriake raportojnë për sulm me thikë të ndodhur disa minuta më parë në Vjenë.
Sipas policisë një person i paidentifikuar ka sulmuar me thikë disa pasagjerë të trenit duke plagosur të paktën dy prej tyre. Janë ende të paqarta shkaqet e ngjarjes. Sulme të ngjashme me thikë kanë ndodhur disa ditë më parë edhe në Zvicër e Spanjë.