Hapësire reklamuese

Bota

Sulm me thikë në Jeruzalem, ka të lënduar

Shkruar nga Newsbomb

Një punonjës i shërbimit të emergjencave në Jeruzalem është plagosur rëndë pas një sulmi me thikë në pjesën e vjetër të qytetit.

Sipas mediave vendase, agresori, një djalë palestinez është qëlluar për vdekje në vendin e ngjarjes.

Punonjësi i shërbimit të emergjencave ka marrë plagë të rënda në pjesën e sipërme të trupit dhe është dërguar në gjendje kritike në spital.

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.