Hapësire reklamuese

Bota

SULM me raketë në aeroportin e Kabulit, si Joe Biden më herët paralajmëroi shpërthimin në Afganistan

Shkruar nga Newsbomb
SULM me raketë në aeroportin e Kabulit, si Joe Biden më

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden më herët paralajmëroi se një tjetër sulm do të ndodhte në Afganistan.

Fill pas këtij paralajmërimi të Biden zyrtarët i bënë thirrje amerikanëve që të largohen nga zonat e aroportit të Kabulit.

Mëngjesin e kësaj të diele, Ambasada Amerikanë në Kabul paralajmëroi amerikanët për një “kërcënim specifik, të besueshëm”.

Ashtu si dhe ishte paralajmëruar pak çaste më parë një shpërthim i fuqishëm u raportua se ndodhi në afërsi të aeroportit të Kabulit.

Sipas raportimeve paraprake nga mediat e huaja mësohet se 2 persona kanë humbur jetën, teksa dhjetra të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Dyshimet e para janë ngritur mbi një sulm me raketë në një shtëpi, shumë pranë aeroportit ku para disa ditësh humbën jetën 170 persona si pasojë e një shpërthimi tjetër të fuqishëm.

Sondazh

Poll