Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Abu Dhabi ku si pasojë e një sulmi me dron mbetën të vdekur 3 persona dhe 6 të tjerë të plagosur.
Sipas mediave vendase mësohet se një sulm i dyshuar me dronë nga rebelët Houthi të Jemenit që synonte një cisternë të naftës në Abu Dhabi shkaktoi panic në qytet.
Viktimat janë dy shtetas indianë dhe një pakistanez, ndërsa të plagosurit kanë marrë lëndime të lehta.
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë qenë në luftë me Jemenin që nga fillimi i vitit 2015 dhe kanë qenë një anëtar kyç i koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite që nisi sulmet kundër Houthis pasi grupi pushtoi kryeqytetin e Jemenit dhe rrëzoi qeverinë e mbështetur ndërkombëtarisht.
Sulmet me dronë janë një shenjë dalluese e sulmeve të Houthis ndaj Arabisë Saudite, aleatit të Emirateve të Bashkuara Arabe që po udhëheq koalicionin që lufton për qeverinë e Jemenit në luftën e rëndë civile.
Konflikti i Jemenit ka qenë një katastrofë për miliona qytetarë të tij që kanë ikur nga shtëpitë e tyre, me shumë në prag të urisë, në atë që OKB-ja e quan krizën më të keqe humanitare në botë.