Hapësire reklamuese

Bota

Sulm me dronë gjatë natës në Moskë, Rusia "drejton gishtin" nga Ukraina

Shkruar nga Newsbomb
Sulm me dronë gjatë natës në Moskë, Rusia "drejton

Një sulm me dronë në Moskë ka shkaktuar dëme të vogla në disa ndërtesa.

Kështu bënë të ditur zyrtarët në Kremlin.Kryetari i kryeqytetit rus, Sergei Sobyanin, tha se nuk ka pasur lëndime serioze. Ekipet emergjente kanë dalë “në skenën e incidenteve”, tha ai. Ende nuk është e qartë se prej ku erdhën dronët që kryen sulmet.

Sipas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale u pa tym në qiellin e Moskës. Në pamje të tjera janë parë xhama të thyer të dritareve të ndërtesave. Sobayninn tha se disa banorë janë evakuuar.

Raportuar për një shpërthim në orën 06:24, sipas kohës lokale, në veriperëndim të Moskës. Po ashtu, një tjetër shpërthim është dëgjuar disa minuta më vonë.

Ndërkohë ministria ruse e mbrojtjes tha: “Këtë mëngjes, regjimi i Kievit nisi një sulm terrorist me dron në objektiva në qytetin e Moskës.

Sulmi me dronë në Moskë vjen pas sulmeve me dronë gjatë natës në kryeqytetin ukrainas, Kiev, ku të paktën një person raportohet se është vrarë.

Zyrtarët ukrainas thanë se disa ndërtesa janë përfshirë nga zjarri, duke shtuar se mbrojtja ajrore ukrainase ka shkatërruar mbi 20 dronë.

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.