Të paktën 12 persona kanë vdekur dhe dhjetra të tjerë janë plagosur gjatë një shpërthimi me bombë pranë një stadiumi në jug të Afganistanit.
Sipas mediave vendase ngjarja ka ndodhur në derën hyrëse të një stadiumi në provincën e Lashkar Gah, ku një makinë e minuar ka shpërthyer, duke terrorizuar qytetarët.
Zëdhënësi i guvernatorit lokal, Omar Zawak ka thënë se një person ka hedhur veten në erë, në kohën kur ndeshja ka mbaruar dhe tifozët po dilnin nga stadiumi.
Policia ka hedhur dyshimet për ndonjë sulm të mundshëm nga ISIS, por ende nuk ka ndonjë deklaratë zyrtare nga organizata terroriste, teksa merr përsipër sulmin.