Tirana
broken clouds
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
2.6kmh
75 %
Hën
12 °
Mar
9 °
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
15 °
E hënë, 29 Nëntor, 2021
spot_img

Sulm me bombë ndaj një autobusi ushatarak, humbin jetën 13 persona

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një sulm me bombë në një autobus ushtarak në qendër të Damaskut ka lënë të vdekur të paktën 13 persona. Makina është shënjestruar me dy pajisje shpërthyese, teksa ka kaluar urën Jisr al-Rais, në orët e para të mëngjesit, raporton agjencia e lajmeve Sana.

Pamjet nga vendi i ngjarjes kanë treguar se autobusi është djegur tërësisht. Ndonëse Siria ka qenë e përfshirë në luftë civile për një dekadë, sulme të tilla në kryeqytet janë tejet të rralla.

Sulmi me bombë i së mërkurës është raportuar se është më vdekjeprurësi në Damask prej marsit të vitit 2017, kur të paktën 31 persona janë vrarë në një sulm vetëvrasës. Grupi militant, Shteti Islamik (IS), pati marrë përgjegjësinë për atë sulm.

Për sulmin e së mërkurës ende askush nuk është shpallur përgjegjës, mirëpo ka dyshime se IS qëndron mbrapa, meqë ka kryer disa sulme kundër ushtrisë këtë vit në Siri.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img