Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
55 %
3.6kmh
0 %
Mar
17 °
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
22 °
E martë, 19 Tetor, 2021
spot_img

Sulm me bombë mbi një bazë të talebanëve në Afganistan, 1 i vdekur dhe 7 të plagosur

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Të paktën një person është vrarë dhe shtatë të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi të sotëm në provincën Nangarhar të Afganistanit, që goditi një bazë të talibanëve në Afganistan.

Shpërthimi ndodhi në Jalalabad, në kryeqytetin e provincës lindore, Nangarhar, tha për DPA-në, një zëdhënës i talibanëve në këtë provincë, duke mos dhënë më shumë detaje.

Një burim në spitalin rajonal në Nangarhar tha se një luftëtar taliban është vrarë dhe shtatë të tjerë janë plagosur, përfshirë edhe katër civilë, të cilët janë dërguar në spital.Mediat lokale kanë cituar dëshmitarë të cilët kanë thënë se sulmi u shkaktua nga një bombë e vendosur përgjatë rrugës, e cila shpërtheu teksa mjeti i talebanëve po kalonte në atë zonë, shkruan REL.

Askush deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin me bombë, edhe pse dega lokale e grupit militant Shteti Islamik, e njohur me emrin Shteti Islamik-Khorasa (IS-K), më herët ka marrë përgjegjësinë për sulme të ngjashme në Jalalabad.

Talibanët dhe militantët e IS-K janë rivalë dhe kanë luftuar mes vete edhe para se talubanët të merrnin kontrollin e Afganistanit në gusht, teksa trupat ndërkombëtare, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, u tërhoqën nga vendi.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img