Tirana
overcast clouds
16 ° C
16 °
16 °
82 %
1.5kmh
90 %
Sht
15 °
Die
21 °
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
19 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Sulm me armë zjarri në ambientet e një kazinoje, humbin jetën dy persona, autori vritet nga policia

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një kaziono në qytetin Green Bay në Wisconsin ku një person i armatosur hapi zjarr dhe si pasojë humbën jetën dy persona dhe disa të tjerë të plagosur.

Sipas informacioneve të autoriteteve autori mbeti i vrarë nga forcat e policisë të cilët u detyruan të ndërhynin menjëherë për të shmangur një tragjedi akoma dhe më të madhe.

Toger i Sherifit të Qarkut Brown, Kevin Pawlak tha për mediat se hetuesit besojnë se autori i ngjarjes po kërkonte një person specifik në kazino me të cilin kishte mosmarrëveshje.

“Ai ishte në shënjestër të një viktime specifike që nuk ishte atje, por ai vendosi të gjuante akoma disa nga miqtë ose bashkëpunëtorët e viktimës”, tha Pawlak.

Deri më tani indetiteti i viktimave nuk është bërë publik, ndërkohë që forcat policore po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img