Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
48 %
1kmh
0 %
Mar
28 °
Mër
27 °
Enj
25 °
Pre
26 °
Sht
27 °
E martë, 17 Maj, 2022
spot_img

Sulm me armë në Missouri, humb jetën 8 vjeçarja dhe plagosen tre të tjerë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Sërish të shtën me armë në SHBA, kësaj rradhe në St. Louis në Missouri.

Ngjarja ka ndodhur pak metra larg vendit ku po zhvillohej një ndeshje futbolli dhe si pasojë një vajzë 8 vjeçare ka humbur jetën ndërsa tre persona të tjerë janë plagosur.

Dy adoleshentë dhe një grua mbetën të plagosur nga plumbat, ndërkohë që policia nuk ka dhënë ende një version për ngjarjen apo për autorin e dyshuar.

Autoritetet kanë deklaruar se viktima 8 vjeçare ishte e shoqëruar nga familjarët e saj në momentin kur filluan të shtënat.

Që prej muajit prill ka arritur në 12 numri i fëmijëve apo adoleshentëve që kanë ndërruar jetë në Missouri, si pasojë e të shtënave me armë.

Missouri është një qytet që ndodhet në qendër të SHBA-së dhe ka një popullsi prej 6 milionë banorësh.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img