Hapësire reklamuese

Bota

Sulm makabër në Meksikë, vriten 11 persona në një lokal

Shkruar nga Newsbomb
Foto

Një masakër ka ndodhur në një lokal në Meksinë në orët e para të mëngjesit të së dielës, ku u gjetën të vrarë 11 persona.

 

Autoritetet meksikane të Guanajuato thanë se trupat e shtatë burrave dhe katër grave u gjetën në lokal në qytetin Jaral del Progreso. Një grua tjetër u gjet e plagosur me armë zjarri, por jashtë rrezikut për jetën.

Kjo nuk është hera e parë që ndodh një ngjarje e tillë në këto qytete. Persona të armatosur më herët kanë vrarë 24 njerëz në një qendër rehabilitimi të drogës në Guanajuato, duke shënuar një nga vrasjet më të këqija.

Sondazh

Poll