Tirana
scattered clouds
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
100 %
1kmh
40 %
Mër
12 °
Enj
14 °
Pre
14 °
Sht
15 °
Die
16 °
E mërkurë, 30 Nëntor, 2022

Sulm kamikaz në shkollën afgane, 40 të vdekur

spot_img

Lajme të ngjashëm

Të paktën 40 persona humbën jetën gjatë një sulmi kamikaz në një shkollë në Kabul, Afganistan. Sipas “Al Jazeeraz”, sulmi vetëvrasës kishte si objekt një institucion arsimor në Kabulin perëndimor.

Lajmi u konfirmua dhe nga  zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme afgane, Abdul Afee Takour, i cili sqaroi se ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e 13 të sigurisë të kryeqytetit.

Agresori në fillim qëlloi drejt rojes së institutit, më pas iu drejtua klasës ku dhe hodhi në erë gjithë institucionin arsimor. E njëjta qendër arsimore “Kaj” në lagjen Dasht al-Barshi, e banuar nga shiitë, i shpëtoi një sulmi në vitin 2018.

“Studentët po përgatiteshin për një provim kur bomba vetëvrasëse shpërtheu në shkollë”-tha një banor i zonës. Pamje tronditëse qarkulluan oline ku dukeshin viktima të gjakosura duke u larguar nga skena e krimit.

Në mesin e viktimave ishin dhe të sapo diplomuar nga gjimnazi, vajza dhe djem, të cilët po merrnin një letër praktike për hyrjen në institucionin e edukimit Kaj, kur bomba shpërtheu. Shkollat janë zakonisht të mbyllura në Afganistan të premten.  Një student i plagosur gjatë sulmit tha se shumica e viktimave ishin vajza.

Më shumë




spot_img








spot_img