Tirana
clear sky
12.3 ° C
12.3 °
12.3 °
67 %
1.6kmh
0 %
Enj
18 °
Pre
20 °
Sht
16 °
Die
20 °
Hën
22 °
E enjte, 13 Maj, 2021
spot_img

Sulm ajror, avionët rusë vrasin 200 militantë në Siri

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministria e Mbrojtjes në Rusi njofton se forcat ajrore kanë bombarduar gjatë mbrëmjes së të hënës disa baza të militantëve në Siri.

Në njoftim Ministria bën me dije se sulmi është bërë ndaj një strehe militantësh në verilindje të Palmira, pasi ata po planifikonin sulme përpara zgjedhjeve presidenciale.

Si pasojë e sulmit kanë humbur jetën 200 persona.

“Dy strehime janë shkatërruar, 200 militantë humbën jetën. 24 kamionçina si dhe rreth 500 kilogramë municionit janë shkatërruar,” deklaron Ministria.

“Ata planifikonin sulme terroriste dhe sulme ndaj agjencive qeveritare në qytetet e mëdha për të destabilizuar situatën në vend përpara zgjedhjeve presidenciale në Siri”, thuhet ndër të tjera në daklaratë.

Siria do të mbajë zgjedhjet presidenciale muajin e ardhshëm.

Lajmi është bërë i ditur nga parlamenti i vendit dhe është cilësuar si një lëvizje e mundshme për të ruajtur kontrollin e pushtetit të presidentit Bashar al-Assad.

Zgjedhjet për një president, i cili do të shërbejë me një mandat shtatë-vjeçar do të zhvillohen në 26 maj.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img