Hapësire reklamuese


Politikë

Sula paralajmëron përshkallëzim: Edhe sikur të vdes, ia vlen për shqiptarët

Shkruar nga Newsbomb
Sula paralajmëron përshkallëzim: Edhe sikur të vdes, ia vlen

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka paralajmëruar përshkallëzim të aksionit parlamentar. Gjatë një prononcimi të shkurtër për mediat, Sula tha se shqiptarët kanë një opozitë të vërtetë dhe se është i gatshëm që të shkojë dhe në grevë urie.

Ndër të tjera Sula tha se edhe sikur “të vdesë”, ia vlen për shqiptarët, për Shqipërinë dhe demokracinë e këtij vendi.

“E kanë çuar parlamentin në këtë derexhe. Nuk kemi kërkuar asgjë më shumë se cna jep Kushtetuta, të drejtat tona. Nuk na konsiderojnë fare si opozitë. Na thonin merrnin rrogën mbyllni gojën dhe ikni në shtëpi. Nëse doni të lëpiheni për ndonjë tender hajdeni. Tani ka një opozitë të vërtetë, më mirë rebelë.

Do të bjerë numri i lejeve të ndërtimit sepse paratë e paligjshme do të pastrohen përmes lojërave të fatit. Ne do vijomë aksionin opozitar, unë jam mësuar me grevë urie. Ja vlen të bëjmë grevë urie për demokracinë. Edhe sikur të vdes ja vlen për shqiptarët”, tha Sula.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese