Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Suksese drejtuesit të radhës”, ish-Drejtoresha e Librit te Ministria e Kulturës LARGOHET me cilësime ironike për ministren e KULTURES

Shkruar nga Newsbomb
Mimoza Hysa, majtas, veshur me xhaketë të bardhë, në një foto me stafin e Kumbaros

Në ministritë shqiptare me ndryshimin e ministrave ka nisur edhe lëvizja e stafeve. Pas vëmendjes që ka marrë ministria e jashtme me lëvizjet e ministrit në detyrë Cakaj për ish-stafin e Bushatit, një tjetër minister ka zgjedhur ndryshimin e stafeve.

 

Elva Margariti, ministrja e re e Kulturës, 39 vjeçarja me profesion arkitekte, po bën ndryshimet në dikasterin e kulturës.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ish-drejtoresha e Librit Mimoza Hysa thotë se po largohet nga ministria e Kulturës, duke falenderuar Kumbaron, ish-ministren, për punën e madhe që kanë bërë së bashku.

“Sot është dita e fundit e punës sime në Ministrinë e Kulturës, një vendim të marrë një muaj më parë. Zgjodha ta mbyll me Lajpcigun dhe bashkëpunimin me rrjetin Traduki me të cilët ka nisur edhe puna ime” shkruan ish-drejtoresha e librit, duke bërë edhe një bilanc të punës së saj katër vjeçare për librin në ministri.

Në fund, ish-drejtoresha ka edhe një merak. “Me keqardhje të madhe që nuk arritëm të fitojmë betejën për tatimin mbi librin: uroj shumë të jetë sfida e drejtuesit të radhës” shkruan Hysa. Duket se ka edhe nota ironie përsa kohë ish-drejtoresha nuk përmend ministren e re, por e cilëson “drejtues i radhës”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese