Briken Calja ka fituar medalje bronxi në kampionatin botëror “Grand Prix II 2023”, kategoria 81 kg. Shtangës shqiptare i shtohet kështu tjetër medalje nga sportisti Calja.
Rezultat të mirë ka arritur dhe Erkand Qerimaj, që është renditur i katërti nga e gjithë bota. Këto pikë të grumbulluara i shtohen atyre kualifikuese për Lojërat Olimpike 2024.
Të dyja arritjet janë publikuar në rrjetet sociale nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar. Ky vit, vazhdon të prodhojë sukses në fushën e sportit për Shqipërinë.
Sondazh
Poll