Hapësire reklamuese

Aktualitet

Sufali tregon momentet e para të takimit me personat e shpëtuar: Në Al-Hol përjetojnë tmerr përtej imagjinatës

Shkruar nga Newsbomb
Luneda Sufali

Luneda Sufali, Drejtoreshë e Shërbimit Social Shtetëror e cila ka ndjekur nga afër operacionin e për riatdhesimin e 3 fëmijëve dhe një gruaje nga kampi i ‘Al Haël’ tha se tmerri që kanë përjetuar këta fëmijë shkon përtej imagjinatës. 

Në studion e ‘Real Story’ në Neës 24, Sufali tregoi momentet e takimit të parë me të shpëtuarit.

“Kishim rreth një vit që përgatiteshim, ngritëm qendër dhe prisnim më shumë fëmijë, sukses është qoftë edhe një jetë e shpëtuar. U takuam që dje në orën 6 me të shpëtuarit, takimi ishte i vështirë, komunikimi me ta. Ju e patë se çfarë kanë përjetuar ata fëmijë atje, tmerri është përtej imagjinatës sonë njerëzore, por kjo është realisht përtej imagjinatës. Nuk i ngacmuam për të mos ia vështirësuar situatën se ishin edhe të lodhur, nga rruga e gjatë që kishin bërë.

Ne nuk jemi të parët që duam të depërtojmë e të marrim shtetasit tanë, kanë pasur vështirësi strukturat atje, është e vështirë t’i identifikosh, duke pasur parasysh veshjen. Fëmijët janë viktima dhe janë të pafajshëm, më i madhi që ishte 14 vjec nuk mund të kuptosh asgjë, sidomos në momentet e para. Ata ishin realisht të lumtur për kthimin këtu,” tha Sufali.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll