Hapësire reklamuese

Politikë

Suedia pezulloi përdorimin e AstraZeneca, Sali Berisha i kthehet Ramës: Xhahil Surreli vazhdon me injektimin elektoral të kësaj vaksine

Shkruar nga Newsbomb
FotoMontazh: Sali Berisha - Edi Rama

Ish-kryeministri Sali Berisha sulmon kryeministrin Rama, për përdorimin e vaksinës së AstraZeneca që mbërriti në Shqipëri dhe tashmë ka filluar vaksinimi i mësuesve.

Sipas Berishës, i cili citon mediat mediat europiane, vaksina AstraZeneca është pezulluar në Europë sepse shkakton mpiksje gjaku. Madje, edhe vetë Suedia nga e cila ka amrrë dozat Shqipëria, e ka pezulluar vaksinën..

Shënimi i Sali Berishës:

Pezullohet perdorimi ne Europe i vaksines Astra Zeneca! Financial Times gazeta me e madhe e Europes hapet sot me titullin me kryesor: “Vaksinimi me Astra Zeneca pezullohet ne Europe per shkak te frikes se mpiksjes se gjakut.”

Suedia, vendi nga kemi marre vaksinen Astra Zeneca pezullon perdorimin e saj. Kurse Xhahili i Surrelit vazhdon injektimin elektoral te kesaj vaksine.

Miq, megjithese deri sot nuk ka asnje prove per lidhjen shkak - pasoje midis vaksines Astra Zeneca dhe vdekjeve te konstatuara nga mpiksja e gjakut pas injektimit te saj, perseri perdorimi i kesaj vaksine sipas Financial Times tashme eshte pezulluar ne Europe. Edvin Xhahili dy dite me pare u be garant para shqiptareve sepse kontigjenti yne vjen nga Suedia dhe se qeveria Suedeze nuk do lejonte nje vaksine me pasoja per njerezit.

Mirepo sot qeveria e Mbreterise se Suedise ka urdheruar pezullimin e vaksinimit me Astra Zeneca ne territorin e saj. Ne kete kontekst kerkoj pezullimin e menjehershem te perdorimit te kesaj vaksine deri sa te sqarohen perfundimisht origjina e vdekjeve te konstatuara pas injektimit te saj. Sb

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu