Hapësire reklamuese

Bota

Suedia i bashkohet Francës dhe Gjermanisë, ky është vendimi që merr për vaksinën e AstraZeneca-s

Shkruar nga Newsbomb
Ilustruese

Autoritetet shëndetësore suedeze kanë rekomanduar që vaksina kundër koronavirusit e kompanisë AstraZeneca të përdoret edhe për personat mbi 65 vjeç.

Deri më tani Suedia nuk e ka miratuar këtë vaksinë për personat mbi 65 vjeç pasi i quan të pamjaftueshme të dhënat shkencore për këtë vaksinë.

“Tre studime në Britani tregojnë se vaksina AstraZeneca ka efekt të mirë mbrojtës edhe për njerëzit mbi moshën 80 vjeç dhe se ky efekt mbrojtës është i krahasueshëm me atë të vaksinave të tjera të miratuara”, tha autoriteti i shëndetit publik në një konferencë për shtyp.

Ndërkohë, Gjermania, Franca dhe Belgjika kanë marrë të njëjtin vendim, duke rekomanduar përdorimin e vaksinës së AstraZeneca edhe për personat mbi 65 vjeç.



 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu