Tirana
clear sky
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
75 %
0.5kmh
0 %
Hën
6 °
Mar
12 °
Mër
14 °
Enj
12 °
Pre
14 °
E hënë, 28 Nëntor, 2022

Subashi jep llogari para Komisionit Hetimor: Inceneratori i Fierit brenda pak ditësh do të vihet në punë, për shifra s’kam dijeni

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryebashkiaku i Fierit Armando Subashi ka dhënë dëshminë e tij në Komisionin Hetimor për inceneratorët. I pyetur nga anëtarja e Komisionit, Dhurata Çupi në lidhje me inceneratorin e Fierit, Subashi tha se ka mbetur shumë pak që kontrata të quhet e përfunduar dhe se pas pak ditësh do të vihet në punë.

Pjesë nga dëshmia:

Dhurata Çupi: A ka përfunduar kontrata ose në sa përqindje të saj është e ekzekutuar deri më sot?

Armando Subashi: Nuk mund ta them me siguri në kuptimin e shifrave, por nga informacionet që kam, ka mbetur shumë pak që kontrata të quhet e përfunduar, ka mbetur vetëm pjesa e incenerimit. Për pak ditë dhe ajo do vihet në zbatim dhe kontrata do të quhet e përfunduar. Por për në shifra, në përqindje në aq euro, apo kaq lekë nuk mund të jap një përgjigje pasi nuk kam dijeni për këtë çështje.

Dhurata Çupi: Kush mund të përgjigjet për këtë, zonja Balluku tha që vijon të ketë situacione të papaguara, por nuk merr përsipër monitorimin e kontratës. Bashkia Fier vijon të thotë që duhet të ketë diçka për të paguar por nuk marr përsipër pasi nuk e kam kompetencë monitorimin e kontratës. Ne kemi informacion që nga zbatimi i kontratës së Fierit kanë mbetur vetëm 2 mijë lekë të vjetra.

Në dijeninë tuaj, kush është një person, ose përfaqësues i një institucioni shtetëror që mund të na japë qartësisht një përgjigje të saktë, kush e monitoron kontratën, sa përqindje është e zbatuar, kur merret në dorëzim nga bashkia e Fierit dhe kur fillon punën inceneratori i Fierit.

Armando Subashi: Ju thashë që unë nuk mund të jap detaje se nuk kam informacion për këto detaje. Nga takimet që kam patur me drejtorin e impiantit më ka thënë që për pak ditë fillon procesi i incenerimit. Që nga ky moment impianti quhet 100% i përfunduar. Nuk është as në kompetencën time në diskrecionin tim që të përcaktoj se kush është ai institucion që t’iu ndriçoj juve në këtë sallë se kush do të përgjigjet për zbatimin e kontratës.

Më shumë




spot_img








spot_img