Amerikanët e kanë gjetur zgjidhjen për të lëvizur në rrugë edhe kur ato janë të përmbytura. Një video e shpërndarë nga mediat ndërkombëtare, tregon dy të rinj që lëvizin me motor uji në New York, pasi stuhia tropikale “Elsa” ka mbërritur atje dhe ka shkaktuar përmbytje.
Stuhia e shoqëruar me reshje shiu me intensitet maksimal dhe shkarkesa elektrike, bllokoi stacionin e metrosë Washington Heights dhe shuma zona të tjera në gjithë New Yorkun. Dhjetëra forca policie u angazhuan për të shpëtuar banorët si dhe udhëtarët në metro.
Niveli i ujit sipas mediave vendase thuhet se e kalonte belin e njerëzve.
Disa rrugë në Bronx dhe Manhattan u mbyllën të Premten. Reshjet e shiut shkaktuan një rrëshqitje të vogël shkëmbi nën binarin kryesor të hekurudhës në West Haven, Connecticut, duke i detyruar trenat të kalonin në një binarë dytësor për disa orë.