Tirana
overcast clouds
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
77 %
0.5kmh
90 %
Die
19 °
Hën
20 °
Mar
21 °
Mër
21 °
Enj
15 °
E shtunë, 16 Tetor, 2021
spot_img

‘Stuhia’ prangos tre të rinjtë nga Fushë Kruja, organizonin trafikun e emrigrantëve nga Lindja e Mesme drejt Shqipërisë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

444c5f656373be6f713ad3d5203a1fa5

Tre të rinj, dy nga Fushë Kruja dhe një nga Kamza kanë rënë në prangat e Policisë pasi organizonin trafikimin e paligjshëm të emigrantëve, nga vendet e Lindjes së Mesme, drejt kufirit Shqipëri-Greqi, e më pas drejt Kukësit.

Shërbimet e Policisë organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Storm”, në kuadër të të cilit u bë ekzekutimi i vendimeve penale të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg” për shtetasit:

– O. C., 24 vjeç, banues në Fushë Krujë; B. H., 36 vjeç, banues në Kamzë dhe T. K., 32 vjeç, banues në Fushë Krujë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se në kohë të ndryshme organizonin trafikimin e emigrantëve nga Lindja e Mesme, nëpërmjet kufiri Shqipëri-Greqi, në drejtim të Tiranës dhe më pas në drejtim të Kukësit, kundrejt përfitimit monetar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” e kryer në bashkëpunim.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img