Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Stuhia “paralizoi” portin, rifillon veprimtaria në Durrës

Shkruar nga Newsbomb
Stuhia “paralizoi” portin, rifillon veprimtaria në Durrës

Ka rifilluar puna në Portin e Durrësit pas pezullimit të përkohshëm nga stuhia që goditi vendin këtë të premte.

Autoriteti Portual ka njoftuar se veprimtaria në terminalet portuale ka rifilluar gradualisht pas përkeqësimit të kushteve të motit gjatë paraditeës së sotme. Gjithashtu, të gjitha akset rrugore në hapësirat e Portit janë të lira dhe pa pengesa në qarkullim.

ADP bën me dije se ekipet operacionale dhe Emergjenca Civile e Portit të Durrësit është në gatishmëri, ndëkohë po monitorohet situata në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme Detare dhe Kapitenerinë e Portit të Durrësit.

“Njoftim mbi situatën e motit dhe impaktin në veprimtarinë e Portit të Durrësit.

03.11.2023

Pas përkeqësimit të kushteve të motit gjatë paradites së sotme, i cili shkaktoi pezullimin e përkohshëm të operacioneve, ka rifilluar gradualisht veprimtaria në terminalet portuale.

Ndërkohë të gjitha akset rrugore në hapësirat e Portit janë të lira dhe pa pengesa në qarkullim.

Ekipet operacionale dhe të Emergjencave Civile të Portit të Durrësit janë në gatishmëri të plotë për t’i ardhur në ndihmë përdoruesve të Portit si dhe në mbështetje të strukturave të Bashkisë Durrës.

Ekipet e APD mbeten në ndjekje të situatës, në bashkërendim me Drejtorine e Përgjithshme Detare dhe Kapitenerinë e Portit të Durrësit, dhe do të përditësojmë publikun në vijimësi”, njofton ADP.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese