Stuhia “Ophelia” ka mbërritur në Europë dhe pasojat fatale kanë nisur të ndihen në Irlandë, duke shkaktuar tre viktima.
Shpejtësia e erës arrin deri në 150 kilometra në orë, në brigjet perëndimor të Irlandës, ndërsa si pasojë pati shkëputje të energjisë elektrike, shumë pemë e ndërtesa u rrëzuan, ndërsa janë mbyllur shumë biznese.
Sipas policisë mes viktimave është një grua 50 vjeç, e cila humbi jetën pasi një pemë e zuri poshtë. Po ashtu, në Irlandën e Veriut, një person humbi jetën pasi një pemë u rrëzua mbi makinën që i ndjeri po drejtonte.
Autoritetet kanë mbyllur të gjitha shkollat, shumë shërbimet publike, të transportit dhe tregtisë duke iu kërkuar banorëve të mos dalin nga banesat dhe të jenë të kujdesshëm.