Hapësire reklamuese

Aktualitet

Stuhia në Tiranë, plagoset një efektiv policie, pema rrëzohet dhe zë poshtë dy makina

Shkruar nga Newsbomb
Stuhia në Tiranë, plagoset një efektiv policie, pema
Tirana është “pushtuar” nga stuhia mesditën e kësaj të premteje. Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar edhe probleme në kryeqytet. Policia njofton se në afërsi të pallatit me shigjeta, si pasojë e rreshjeve, është shkëputur një objekt dhe ka dëmtuar në kokë shtetasin M. Xh., 37 vjeç, punonjës i Komisariatit të Policisë Rrugore, i planëzuar me shërbim. “Më datë 03.11.2023, rreth orës 13:00, në afërsi të pallatit me shigjeta, si pasojë e rreshjeve, është shkëputur një objekt dhe ka dëmtuar në kokë shtetasin M. Xh., 37 vjeç, punonjës i Komisariatit të Policisë Rrugore, i planëzuar me shërbim. Shtetasi M. Xh. ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton polica. Po ashtu nga stuhia ka rrëzuar edhe disa pemë, ku njëra ka zënë poshtë dy makina. Nuk raportohet për të lënduar. Përgjatë fundjave parashikohet të kemi një mot të vranët, ku do të mbizotërojnë reshjet e dendura të shiut, gjithashtu do të kemi dhe ulje të temperaturave. [gallery size="medium" ids="751754,751755,751756"]  
 
View this post on Instagram
 

A post shared by @newsbomb_albania

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese