Hapësire reklamuese

Aktualitet

Stuhia në Tiranë, mbeten pa energji elektrike disa zona

Shkruar nga Newsbomb
Stuhia në Tiranë, mbeten pa energji elektrike disa zona

Reshjet e dendura të shiut dhe era e fortë ka shkaktuar avari në linjën Sharrë- Tec Kombinat, duke lënë kështu pa energji elektrike në Tiranë.

OSHEE njofton se ka dalë jashtë pune linja 35kV Sharrë-Tec Kombinat duke lënë pa energji NST Ndroq dhe NST Qafë Mollë. Pa energji kanë mbetur disa zona në periferi të Tiranës:

Pjesërisht; Ndroq, Butac, Pinet, Sauqet, Shesh Berzez,  Zhurije, Shkalle Mater, Kercukje, Zbarqe,

Maknor, Pezë e Madhe, Dorzë, Pojanë, Grorë, Rroshte, Grec e siperme dhe e poshtme, Ismailje, Ceke, Celje, Pezë e Vogël, Pezë Helmes, Kalac, Ura e Beshirit

Shkallë,  Darshë, Qafë Mollë Shupal, Selitë e Malit, Zall Dajt

Shën Gjergj, Verri Zall Bastar, Murrizë, Vilëz, Zgure Shenmeri,

Dom, Fag, Derje, Bultic Qendër Kombinat dhe Vaqarr.

Grupet e avarisë së OSSH Tiranë janë në terren dhe po punojnë për eleminimin e avarisë dhe rikthimin e energjisë tek të gjithë abonentët

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese