Hapësire reklamuese

Bota

Stuhia Gloria në Spanjë , arrin në 9 numri i të vdekurve

Shkruar nga Newsbomb

Ka arritur në 9 numri i të vdekurve nga stuhia 'Gloria' që ka sjellë shkaterrim në perëndim të Spanjës.

 

Dy viktimat e fundit janë një burrë që u gjet në Rivieren Katalanase, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur dhe një grua 75 vjeçare që vdiq në rrëzimin e një ndërtese si pasojë e motit të keq .

Në Francën jugore ka alarm për përmbytje të mundshme. Dy lumenj janë të tejmbushur dhe 1500 persona janë evakuuar.

Stuhia ka sjellë me vete shira të rrëmbyeshëm, dëborë, erë me shpejtësi mbi 100 kilometër në orë si edhe dallgë me lartësi mbi 10 metër.

Sipas parashikimeve të sinoiptikanëve shiu do të zgjasë deri të enjten. Shkollat janë mbyllur deri sa gjendja të normalizohet.

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.