Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
68 %
2.1kmh
0 %
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
40 °
Hën
39 °
Mar
37 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Stuhia e rërës godet Greqinë, shkatërron çfarë i del para, ja si paraqitet situata

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Plazhi në qytetin Nea Moudania në Halkidiki të dielën pasdite u godit nga një stuhi rëre.

Sipas mediave greke bëhet e ditur se studia e rërës apo tornado shkaktoi dëme në lokalet e plazhit.

Të paktën tre persona raportohet se janë lënduar në këtë katastrofë natyrore.

Michalis Sioutas, doktor i meteorologjisë nga Universiteti Aristoteli në Selanik, tregon se kjo është një “dukuri e zakonshme që ndodh kryesisht në korrik dhe gusht për shkak të ngrohjes së papritur, të fortë të tokës”.

Ai shton se, meqenëse është një fenomen i paparashikueshëm me intensitet të fortë që mund të hedhë objekte, mund të jetë i rrezikshëm për ata të cilët ndodhen afër.

Megjithëse tornadot lidhen kryesisht me Shtetet e Bashkuara, ne kohët e fundit dëshmuam se ato mund të godasin edhe Evropën, më saktësisht Republikën Çeke, dhe sipas mediave greke ato kanë filluar të jenë të shpeshta edhe në Halkidiki.

Më shumë

spot_img
spot_img