Një pasagjer humbi jetën dhe katër të tjerë u plagosën, pasi një dallgë goditi anijen e tyre të lundrimit gjatë një stuhie në fillim të kësaj jave. Sipas medieve të huaja, pasagjerët kishin nisur një lundrim në Antarktik në bordin e Viking Polaris, kur anija u godit nga stuhia teksa lundronte drejt Ushuaia, Argjentinë.
Stuhia shkaktoi dallgë gjigante që theu disa xhama në anijen turistike dhe këto ranë mbi anije, duke shkaktuar vrasjen e gruas amerikane.Viking Cruises konfirmoi në një deklaratë të lëshuar të shtunën se anija ishte goditur nga një dallgë, Shërbimi Kombëtar i Oqeanit i SHBA-së e përshkruan si dallgën me madhësi shumë më të madhe se valët e tjera përreth.
“Me pikëllim të madh konfirmuam se një turist ndërroi jetë pas incidentit. Katër turistë të tjerë pësuan lëndime jo të rrezikshme për jetën gjatë incidentit dhe u trajtuan nga mjeku i bordit dhe stafi mjekësor i anijes”, tha Viking Cruises, duke mos e zbuluar identitetin e pasagjerit.