Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
51 %
1kmh
0 %
Enj
29 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
36 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

Stuhia e fortë e dëborës i merr jetën 3 personave në Spanjë, ja çfarë thotë qeveria

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

6a2caade0e0eb64d5c9972943b098c2d

Një stuhi e fortë dëbore, më e keqja në 50 vitet e fundit ka pushtuar Spanjën. Si pasojë kanë humbur jetën tre njerëz, ndërkohë që qeveria spanjolle i ka bërë thirrje qytetarëve që të qendrojnë në shtëpi.

Stuhia ‘Filomena’ goditi Spanjën dje, duke sjellë reshje dëbore që nuk janë parë në Madrid që nga viti 1971. Në disa zona të Madridit shtresa e borës ka shkuar në 50 cm.

Viktimat, një burrë dhe një grua u mbytën pranë qytetit Andalucian, të Fuengirola, pasi makina e tyre u mor nga rrjedha e një lumi në orët e para të ditës së sotme, ndërsa një tjetër burrë vdiq në fshatin Zarzalejo, në rajonin e Madridit pasi u bllokua nga dëbora.

Aeroporti Barajas në Madrid u mbyll, shërbimet e trenave brenda dhe jashtë kryeqytetit u anuluan dhe shërbimet e emergjencës dhe ekipet e shpëtimit ushtarak punuan për të liruar automjetët e bllokuar dhe për të pastruar rrugët kryesore.

Më shumë

spot_img
spot_img