Hapësire reklamuese

Aktualitet

Stuhia e dëborës rrëzon shtyllat e tensionit në Devoll, banorët prej katër ditësh në errësirë

Shkruar nga Newsbomb
Stuhia e dëborës rrëzon shtyllat e tensionit në Devoll,

Për shkak të motit të keq dhe reshjeve të dendura të borës që kanë rënë ditëve të fundit, bashkia e Devollit prej katër ditësh po vuan mungesën e energjisë elektrike.

Shkak për këtë situatë është bërë rrëzimi i shtyllave të tensioni nga stuhitë e dëborës të cilat kanë goditur qytetin juglindor të Shqipërisë gjatë ditëve të fundit. Ndërkohë, punonjësit e OSHEE-së ndodhen në terren për t’i rikthyer energjinë elektrike banorëve sa më parë.

Njësia administrative e Bilishtit dhe fshatrat e tjerë të bashkisë Devoll, krahas mungesës së energjisë elektrike po vuajnë dhe mungesën e ujit të pijshëm.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu